Site icon Tetova Expres

Ndryshimi i emrave të rrugëve në Tetovë merr formë institucionale

Në komunën e Tetovës vitin e kaluar është krijuar një grup pune i cili kishte për qëllim të identifikojë të gjithë rrugët në qytetin e Tetovës. Me këtë rast, Tetova është ndarë në 14 zona me qëllim që të dihet numri i saktë i rrugëve. Sipas të dhënave, në qytetin e Tetovës ekzistojnë 297 rrugë, prej të cilave 81 kanë emra, ndërsa 216 rrugë duhet të emërtohen dhe ata janë të evidentuara me numra. Më pas, këshilli i komunës së Tetovës ka krijuar një komision prej 11 anëtarëve për riemërtimin e rrugëve në qytetin e Tetovës që tashmë kanë emërtim të përcaktuar dhe emërtimi i rrugëve të cilave emri u është caktuar me numër. Në ndërkohë, partitë politike që kanë këshilltarë në këshillin e komunës së Tetovës, në mbledhjen e fundit të këtij komisioni kanë dhënë propozimet e tyre. Janë propozuar personalitete dhe figura të njohura nga vendi dhe jashtë, duke përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën,personalitete botërore dhe kryeqytete të vendeve të ndryshme botërore.Veton Faton Nga Lëvizja Besa e cila ka shumicë në këshillin e komunës së Tetovës thonë se pas përfundimit të këtij procesi, propozimet do të dërgohen në qeveri dhe pas marrjes së pëlqimit nga qeveria së bashku me propozimet e miratuara në këshillin e komunës në vitin 2007,do të miratohen në këshill dhe të njejtit dërgohen në regjistrin qendror.Deklarata Argjend Veliu-Edhe këshilltarët por edhe në disa raste edhe kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka thënë se për këtë vendim nuk duhet parim i badinterit për shkak se në regjistrimin e fundit maqedonasit në Tetovë janë vetëm 17 përqind. Sipas informacioneve zyrtare, tashmë në grupin e punës, këshilltarët e të gjitha partive politike shqiptare kanë konsensus që ky proces të avancohet dhe do të përkrahet edhe me votim në këshill kur të vijë në rend dite. “Në fillim është diskutuar që të ndahet në disa faza kjo procedurë, që fillimisht të emërtohen rrugët që kanë vetëm numra, por të gjithë ne kemi pasur një konsensus, pasi që ne si këshilltarë të BDI-së, kemi insistuar që edhe emrat e vjetër të ndryshohen dhe në baz ëtë mbledhjes së fundit, mendoj se kemi një pajtueshmëri, që edhe kjo të përfshihet prandaj ne japim përkrahje, marrim pjesë aktivisht në këtë proces dhe mendoj se nuk do të ketë problem të kalohen këto procedura”, Veton Murati –BDI. “Unë mendoj se vetë përbërja e grupit të punës tregon shumë në vetvete, sepse aty kemi përfaqësues nga të gjitha partitë që janë të përfaqësuara në këshillin komunal kanë deleguar nga një përfaqësues, ka historian dhe vetë kjo përbërje tregon se ne jemi mbledhur që të gjitha palët të japin propozime dhe të arrijmë në një konsensus, që përfundimisht Tetova të ndryshojë emrat që kanë ngelur dhe vetë koha e tregon se duhet të ndryshohet.Shpresoj dhe uroj dhe apeloj tek kolegët maqedonas që të ketë mirëkuptim për të gjitha propozimet që të mbahemi mend si përbërje e këshillit që kemi bërë ndryshime” tha Faton Selami-Alternativa.
Pjesëmarrësit në grupin e punës njoftuan se javën e ardhshme do të ketë thirrje publike, ku qytetarët ose shoqatat e ndryshme do të mund të propozojnë emra për rrugët. Krahas kësaj,do të ketë edhe debat publik në komunën e Tetovës ku qytetarët do të mund të japin propozimet e tyre.Ndryshe, në Tetovë, shumë rrugë, sheshe, parqe, shkolla, bulevarde kanë emra edhe nga periudha e mbretërisë serbo-kroate sllovene, nga koha e komunizmit dhe nuk përkojnë aspak me realitin etnik dhe kohor në Tetovë, ku shumicë dominante janë shqiptarët.TV KOHA

Exit mobile version