Kapiteni i reprezentacionit të Maqedonisë, Enis Bardhi i cili deri para disa ditëve ishte pjesë e skuadrës turke Trabzonspor sipas të gjitha gjasave do të kthehet në kampionatin e La Liga të Spanjës por kësaj radhe si pjesë e ekipit Valladolid. sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Bardhi ka pranuar të luajë në të ardhmen për këtë skuadër spanjolle.
Bardhi vetëm tre ditë më parë ka ndërprerë kontratën me Trabzonsporin, kështu që tashmë siç shkruajnë spanjollët mund të zyrtarizojë transferimin te Valladolid, i cili arriti të mposhtë Espanyol dhe Rayo Vallecano në garën për një nga futbollistët më të mirë të Maqedonisë .
Për futbollistin Enis Bardhi ky është një rikthim në La Liga spanjolle, nga ku erdhi në Trabzon në vitin 2022 nga Levante. Futbollisti i cili karrierën e ka filluar te shkolla e futbollit Shkupi, më herët në karrierë ka luajtur edhe për Brondbin dhe Prespa Birlik në Suedi, si dhe për Ujpestin hungarez, prej nga u transferua në Spanjë në vitin 2017.