Site icon Tetova Expres

Çerdhja në fshatin Përshefc ende nuk eshte vendosur ne funksion

Çerdhja në fshatin Përshefc vazhdon të mos jetë gati për funksionim, duke lënë për disa vite në pritje prindërit e qindra fëmijëve që jetojnë në komunën e Tearcës.Kryetari i këshillit të komunës së Tearcës, Besnik Osmani deklaron se nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, kanë marrë pëlqim dhe aktualisht themelimi i së njëjtës është në fazën e dytë.Besnik Osmani – Kryetar i këshillit të komunës së Tearcës“Aktualisht ndodhemi në fazën e dytë që është marrja e vendimit nga ana e regjistrit qendror dhe më pas kemi rregullimin e statutit dhe organizimin e vendeve të punës për çerdhen komunale. Shpresoj që kjo do të jetë një e arritur e madhe dhe fëmijët e komunës së Tearcës do të kenë kushte për të ndjekur procesin edukativo arsimor.”Përndryshe, Kjo çerdhe është çerdhja e parë që pritet të hapet në komunën e Tearcës dhe planet ishin që të fillojë të funksionojë në gjysmën e parë të vitit 2025.

Exit mobile version