Connect with us

Lajme nga vendi

U lëshua në përdorim hekurudha Kumanovë-Beljakovcë pjesë e Korridorit 8, e nisur dhe premtuar para 10 vitesh

Published

on

Është vënë në përdorim hekurudha Kumanovë-Beljakovcë, e cila është pjesë e Korridorit 8, njoftoi Ministria e Transportit. Hekurudha është e gjatë 30.8 kilometra dhe përfshin tre stacione të reja hekurudhore, pesë ura, një tunel dhe shumë objekte të tjera infrastrukturore, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Hristijan Mickoski në ngjarjen me rastin e vënies në punë të hekurudhës tha se Korridori 8 paraqet një projekt të rëndësishëm dhe strategjik së bashku me Korridorin 10.

“Këto dy korridore janë prioriteti kryesor për këtë qeveri sepse si shtet ne përfaqësojmë një kryqëzim natyror të këtyre dy korridoreve dhe kjo duhet të përfaqësojë përparësinë tonë në krahasim me shtetet e tjera në rajon”, tha Mickoski.

Siç tha ai, seksioni i dytë do të përfundojë së shpejti, si dhe procedura e tenderit për pjesën e tretë.

“Jam i bindur se seksioni i dytë do të përfundojë së shpejti brenda afatit të përcaktuar në kontratë. Shumë shpejt do të përfundojë procedura e tenderit të seksionit të tretë, që do të thotë se ne do të lidhemi plotësisht me fqinjin tonë lindor dhe kështu do të jemi pjesë e një korridori shumë të rëndësishëm jo vetëm për BE-në, por edhe për NATO-n”, shtoi kryeministrit.

Advertisement

Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski theksoi se shfrytëzimi i kësaj hekurudhe do të thotë shumë për popullatën vendase, por edhe për biznesin.

“Insistojmë që trafiku i mallrave të zhvillohet dhe tashmë kemi folur për pjesë të caktuara të trafikut të mallrave në këtë hekurudhë në mënyrë që biznesi të zhvillohet më lehtë. Dëshiroj ta falënderoj personalisht kryeministrin për mbështetjen, nuk është punë e vogël që për dy javë të hapen tre projekte të mëdha”, tha Nikolloski.

Ky projekt filloi në vitin 2024 por asnjëra qeveri (LSDM-VMRO) nuk arriti ta përfundonte.

Gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi përfundim të rikonstruktimit të hekurudhës Kumanovë-Beljakovcë. Premtimi i përmendur i socialdemokratëve ishte pjesë e programit të tyre zgjedhor: Plani për jetë në Maqedoni“, ku përmendej në më shumë vende. 

Sipas projektimeve të asokohshme zgjedhore të LSDM dhënë në program, premtimi duhej të plotësohet më së voni deri në qershor të vitit 2019, duke pasur parasysh se Qeveria e atëhershme e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017.

Deklaratat e Qeverisë të viti 2019 flisnin se përfundimi i hekurudhës nga Kumanova deri në Beljakovce do të vonohet gjashtë muaj, gjegjësisht pritej që kjo pjesë të përfundojë në fund të vitit 2019. Por, vonesa në fakt zgjati plot shtatë vite.

Advertisement

Rikonstruktimin dhe ndërtimin e hekurudhës nga Kumanova deri në Beljakovce e premtoi edhe VMRO-DPMNE, së pari në programin zgjedhor “Manifest për reforma dhe zhvillim” (faqe 79) me të cilat partia doli në zgjedhje parlamentare në vitin 2011, më pas, edhe në zgjedhjet e parakohshme në vitin 2014 në programin “E verifikuar” (faqe 67). Realizimi i këtij projekti filloi në mars të vitit 2014, por as qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe as ajo paraprake e LSDM-së nuk arritën ta realizojnë premtimin.

Lajme nga vendi

I dënuari me burg të përjetshëm në rastin “Lagja e Trimave”, Demë Shehu është dërguar nga Idrizova në Shtip 

Published

on

I dënuari me burg të përjetshëm në rastin “Lagja e Trimave”, Demë Shehu është dërguar jashtë procedurave ligjore për të vuajtur dënimin në një burg tjetër, përkatësisht është dërguar nga Idrizova në Shtip. Në këtë burg nuk ka kushte për sistemimin e të burgosurve që vuajnë dënime të përjetshme. Mësohet jo zyrtarisht se Shehu është sistemuar në qeli në kundërshtim me Ligjin për Zbatimin e Sanksioneve. Që nga e dita e martë nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve heshtin rreth pyetjeve tona se për cilat arsye Demë Shehu është dërguar nga Idrizova në Shtip. Sektori për marrëdhënie me publikun as nuk na ka konfirmuar nëse ka pranuar kërkesën tonë dhe nëse do të përgjigjet ose jo të paktën brenda afateve ligjore.Komunikuam me Avokatin e Popullit nga ku na njoftuan se ka rast të evidentuar mbi denoncimin e bashkëshortes së Shehut. Shërbimet e Avokatit të Popullit na thanë se janë informuar nga Drejtoria e Zbatimit të Sanksioneve se vendimi për Shehun është marrë për shkak të sjelljeve të tij ndaj gardianëve, refuzimeve që ka bërë për t’i kontrolluar ushqimin që i kanë sjell familjarët dhe mos respektimin e rregullave të burgut.Demë Shehu ndodhet në vuajtje të dënimit të përjetshëm si i akuzuar për terrorizëm në rastin Lagja e Trimave. Ai disa herë ka qenë objekt i bastisjeve brenda qelisë ku ishte sistemuar me arsyetimin se përdorë celular dhe mbanë armë të ftohta. Deri tani mjete ilegale apo që bien në kundërshtim me ligjin në qelinë e tij nuk janë gjetur.

Continue Reading

Lajme nga vendi

 30 VITE NGA GJENOCIDI NË SREBRENICË

Published

on

Në Qendrën Përkujtimore në Potoçari të Srebrenicës u varrosën të enjten shtatë viktima të gjenocidit të Srebrenicës. Më shumë se 150 mijë persona marrin pjesë në shënimin e 30-vjetorit të gjenocidit. Shumë delegacione kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Potoçari, përfshirë një delegacion nga kosova të kryesuar nga kryeministri Albin Kurti. Presidenti serb, aleksander Vucic ka reaguar ndërkohë në duke thënë se e premtja shënon 30-vjetorin e kryerjes së krimeve të tmerrshme në Srebrenicë. “Ne nuk mund të ndryshojmë të kaluarën, por mund të ndryshojmë të ardhmen. Në emër të shtetasve të Serbisë, shprsh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave boshnjake, me bindjen që një krim i ngjashëm nuk do të ndodhë më kurrë”, tha Vuçiç. Vetë ai ishte ministër i informacionit nën diktatorin Sllobodan Milosheviq në vitin 1995, dhe më 20 korrik 1995, ndërsa gjenocidi ishte ende në vazhdim, ai deklaroi në parlamentin e Beogradit se “për çdo serb të vrarë, njëqind myslimanë boshnjakë do të vriteshin”, një deklaratë për të cilën ai ende nuk ka kërkuar falje. Serbia nuk i konsideron si gjenocid krimet e kryera në Srebrenicë dhe vetë Vuçiç ka deklaruar se do të dekorojë përfaqësuesit e shteteve që votuan kundër Rezolutës për Srebrenicën në Kombet e Bashkuara, një vit më parë. Në Qendrën Përkujtimore Srebrenicë-Potoçar janë varrosur deri më tani 6.765 persona, ndërsa rreth 250 viktima të tjera janë varrosur në vende të tjera, sipas dëshirës së familjarëve. Forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska, vranë rreth 8.000 burra dhe djem në Srebrenicë dhe rreth saj në korrik 1995, çfarë është cilësuar si gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare dhe ato vendore. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e shpalli Serbinë fajtore për mosparandalimin e gjenocidit dhe për shkeljen e obligimit për ndëshkimin e autorëve të tij. Sidoqoftë, deri më tani, bashkësia ndërkombëtare ka ofruar vetëm një kërkim falje të sinqertë për bashkëpërgjegjësinë e saj për Srebrenicën: kjo ndodhi në korrik 2022 nga qeveria holandeze. Edhe pse padyshim nuk është provuar, është shumë e mundur që bashkësia ndërkombëtare të ketë ditur për planet konkrete për spastrimin etnik në Bosnjën lindore në verën e vitit 1995 dhe t’i ketë pranuar ato në heshtje si çmim për suksesin e negociatave të paqes.

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sulmohet fizikisht Danella Arsovska, pëfundon në spital

Published

on

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është sulmuar fizikisht nga persona akoma të panjohur derisa ndodhej në territorin e Komunës së Çairit bashkë me ekipin e saj për të detektuar siç pretendon ajo ndërtimet pa leje. Arsovska mësohet se është goditur në fytyrë pas çka ka kërkuar ndihmën mjekësore dhe është dërguar në emergjencë në Spitalin 8 Shtatori në Shkup. Policia është adresuar në vendin e ngjarjes për të marrë masa mbi zbardhjen e rastit. Arsovska tashmë disa javë frekuenton në Çair me pretendimet se po detekton ndërtesa pa leje që sipas saj datojnë në dy mandatet e fundit të kreu të Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Për pretendimet e saja, Arsovska ka dorëzuar dokumente edhe në polici dhe prokurori. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat