Kompania Saubermacher Tetovë rikujton se janë iniciuar procedurat për arkëtimin e detyrueshëm të borxheve të papaguara – faturat e shërbimeve komunale për periudhën shkurt-gusht 2024.Qytetarët janë paralajmëruar për veprime të tilla dhe ata që nuk i janë përgjigjur thirrjes do të përballen me kosto shtesë sipas procedurave të mbledhjes së detyruar.“Për të shmangur shpenzimet shtesë dhe shqetësimet në procedurat e arkëtimit së detyruar dhe përmbarimit, apelojmë tek të gjithë përdoruesit që kanë borxh të papaguar për faturat e lëshuara gjatë vitit 2024 që ta paguajnë sa më shpejt.Duke paguar rregullisht, ne mund të sigurojmë kushte më të mira jetese në qytetin tonë dhe të shmangim situatat e pakëndshme dhe të panevojshme që mund të lindin gjatë procedurave përmbarimore. Bashkëpunimi juaj është i një rëndësie të madhe dhe me përgjigjen tuaj në kohë, ne do të kontribuojmë në funksionimin më të mirë të komunitetit tonë.” thone nga kompania Saubermacher.Për të lehtësuar procesin e pagesës si dhe për të shqyrtuar të gjitha të dhënat dhe faturat e lëshuara, përdoruesit mund të regjistrohen në ueb portalin www.saubermacher-tetovo.mk.TV KOHA