Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se shpreson që gjatë vitit 2025 të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore për vendosje të kamerave në trafik, që do të regjistrojnë shkeljet në komunikacion. Toshkovski tha se pret që gjatë këtij viti të fillojë zbatimi i këtij projekti, gjegjësisht vendosja e kamerave, kabllove optike, marrja e lejeve dhe përgatitja e gjyqeve dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike. “Unë premtova se gjatë vitit 2025 do të kemi një projekt të implementuar. Përveç që do të instalojmë kamerat, t’i lidhim me kabllot e nevojshme dhe të sigurojmë të gjitha lejet e nevojshme, do të duhet të ndryshojmë edhe legjislacionin, të përgatisim gjykatat dhe drejtorinw e tw ardhurave publike në zbatimin e procedurave, do të duhet një qasje institucionale më e gjerë, këtë e bëjmë për momentin. Është duke u përgatitur propozim zgjidhje e re ligjore”, ka thënë Toshkovski.Ai theksoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm nga shumë aspekte, veçmas për zvogëlimin e rasteve të vdekshmërisë në aksidente trafiku, ndërsa përvoja në vendet e tjera ka treguar arsyeshmërinë e implementimit të këtij sistemi për një qytet të sigurt dhe një vend të sigurt. Ai shtoi se është një nga projektet më vendimtare të Ministrisë që duhet të implementohen në të ardhmen.“Në kuadër të qeverisë teknike, nëse do të kishte pasur hapësirë dhe kohë për t’iu përkushtuar maksimalisht mikromenaxhimit, mund të kishim përfunduar më herët me implementimin. Por, për fat të keq, gjatë qeverisë teknike, ne u përkushtuam për punë të tjera. Kjo u dëshmua si një rezultat i mirë, të themi nga aspekti i organizimit të zgjedhjeve në fushën e kompetencave të MPB-së. Më pas na lanë me një problem tjetër të madh me pasaportat të cilin ne duhej ta zgjidhnim”, ka thënë ai.Ai shtoi se kamerat e sigurisw pritet qw tw ulin edhe numrin e aksidenteve me pasoja tw rwnda. “Qytetarët që nuk e respektojnë ligjin. Qytetarët që vozisin nën ndikimin e alkoolit, qytetarët që rebelohen nëpër rrugë, në vend të 80 vozisin 200 kilometra nw orw, do të dënohen,. Nëse në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arritur për 4 vjet në mënyrë drastike ta ulin numrin e vdekjeve nga 250 në 140 me zbatimin e këtij projekti të mençur të qytetit të sigurt dhe shtetit të sigurt, më besoni që numri i vdekjeve nga aksidentet në trafik, që sillet rreth 140-130, pritet të ulet”, tha mes tjerash Toshkovski, duke shtuar se pret që projekti të zbatohet në të gjithë territorin e shtetit. TV KOHA