Site icon Tetova Expres

Në komunën e Zhelinës u hap zyra për pajisjen e banorëve me dokumente personale

Pas komunës së Tearcës dhe Jegunocit edhe qytetarët e komunës së Zhelinës dokumentet personale dhe të udhëtimit do të mund t`I nxjerrin në stacionin policor në Grupçin.Pika e fotografimit në territorin e komunës së Zhelinës është lëshuar në përdorim nga Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, kryetari I komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu dhe kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami.Me këtë rast, Ministri Toshkovski është shprehur se hapja e pikës administrative për nxjerrje të dokumenteve tregon qartë përkushtimin e ministrisë që drejton ai për të qenë më afër qytetarëve.Pika për nxjerrjen e dokumenteve do të jetë në shërbim të mbi 30 mijë qytetarëve, nënvizoi ministri Toshkovski.“Këtë ide e kemi pasur që para zgjedhjeve së bashku me kryetarët e komunave të Zhelinës dhe Tetovës dhe mund të them se atë që e kemi premtuar edhe e erealizojmë.E afrojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme tek qytetarët, I ofrojmë ato shërbime që janë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme deri tek secili qytetarë dhe këtë e kemi bërë më herët në komunën e Likovës, në komunën e Jegunocitr, Sarajit, ja edhe në komunën e Zhelinës, në kuadër të stacionit policor në Grupçin, hapim zyrë administrative ku numri i përgjithshëm është rreth 30 mijë së bashku me mërgimtarët tanë, do të kenë mundësi në kuadër të komunës së tyre, më afër shtëpive të tyre që jetojnë këtu, të realizojnë të gjithë ata të drejta që janë në pjesën e fotografimit për letërnjoftime, leje për vozitje, pasaporta, marrjen e tyre, thjeshtë ne tregojmë se është mundur ndryshe nga e kaluara të veprohet.Sipas informacioneve, kërkesa ka qenë prej viti 2018 dhe ne sot nuk zbuluam ujin e nxehtë por, vetëm u riorganizuam, siguruam aparaturë adekuate, angazhuam njerëz që e kuptojnë punën me qëllim që të lehtësojmë jetën e qytetarëve tanë” tha Toshkovski.Kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami, është shprehur se tash e tutje banorët e kësaj komune nuk do të shkojnë në polici me frikë si në të kaluarën por për tr kryer shërbimet e tyre. “Për herë të parë unë dhe banorët e komunës së Zhelinës hyjnë në këtë stacion, por jo me frikën se vijnë në stacion policor por për të marrë shërbimet të cilët i ofron policia.Është një qasje krejt tjetër nga qasja represive që kanë treguar pushtetet në të kaluarën, por policia të jetë në shërbim të qytetarëve”, tha Kasami.Kërkesa për hapjen e kësaj pike daton që nga viti 2018, por është injoruar nga ana epushteve paraprake.Kështu thekoi kryetari I komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu.Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski nënvizoi se pritet që zyrë për nxjerrjen e dokumenteve të hapet edhe në komunën e Bërvenicës dhe gjithkund ku ka nevojë. TV KOHA

Exit mobile version