Më shumë se 10.000 objekte janë shkatërruar nga zjarret në zonën e Los Anxhelosit gjatë tre ditëve të fundit, thanë autoritetet.
Sipas vlerësimeve të kompanisë, dëmi mund të arrijë deri në 150 miliardë dollarë, informon Bi-Bi-Si.
Banorët të cilët u evakuuan nga zonat e prekura nga zjarret janë kthyer aty, por shumicës prej tyre shtëpitë u janë djegur deri në themel.
Kompania AccyWEather pothuajse e ka trefishuar vlerësimin e saj paraprak të dëmit total nga zjarret në Kaliforni në vetëm 24 orë. Sipas vlerësimeve të fundit, dëmi mund të jetë deri në 150 miliardë dollarë, ndërsa vlerësimi fillestar i dëmit ka qenë 57 miliardë dollarë.
Zjarret kanë përfshirë zonat ku ndodhen disa nga pronat e paluajtshme më të shtrenjta në SHBA. Shërbimi kundër zjarreve tha se më shumë se 5.300 prona u shkatërruan nga zjarri në Pacifik palisades, një periferi elitare e Los Anxhelosit, ndërsa midis 4.000 dhe 5.000 objekte u dëmtuan ose u shkatërruan në zjarrin në Iton.
Analistët në Morningstar dhe JP Morgan parashohin se sigurimi do të paguajë humbjet prej mbi tetë miliardë dollarë.