Lideri i Lëvizjes Besa Bilall Kasami sot është pyetur për afatin gjashtë mujor të koalicionit VLEN për ndryshimet kushtetuese.Për Kasamin me rëndësi ka që Maqedonia e Veriut është e përcaktuar për anëtarësimin në BE, por ai pret që çështja e ndryshimeve kushtetuese të jetë çështja e vetme për anëtarësim. Kasami thotë se ata janë duke punuar me BE-në edhe SHBA-në për një kontekst të ri.BILALL KASAMI – KRYETAR I LËVIZJES BESA “ Afatet që janë dhënë janë dhënë me një kontekst të caktuar por ajo që është me rëndësi është se ndryshimet kushtetuese do të behën në drejtim të procesit dhe procesi ka të bëj me anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin evropian. Por derisa nuk zgjidhet procesi I tërësishëm I euro integrimeve vetë procesi I ndryshimeve kushtetuese nuk është qëllim ne vetvete, prandaj po punojmë vazhdimisht me partnerët tonë SHBA-në dhe BE-në që të kemi një kontekst të ri edhe aj kontekst nënkupton që edhe Sofja është partner I jonë edhe këtë mund ta zgjedhim në një bashkëpunim mes Shkupit dhe Sofjes. Kjo do të thitë se gjitha propozimet vlejnë por ndryshimet kushtetuese bëhet që Maqedonia e Veriut të vazhdoj integrimin në Bashkimin e Evropian , por derisa nuk e shohim si tërësi anëtarësimin në BR- dhe një element ka të bëj me ndryshimet kushtetuese mendoj se nuk do ta zgjidhim problemin. ”Një ndër akuzat kryesore të opozitës shqiptare është se koalicioni VLEN ka premtuar se nëse brenda gjashtë muajve nuk miratohen ndryshimet kushtetuese do të braktisin qeverinë, por më pas koalicioni VLEN është arsyetuar se ndryshimet kushtetuese do të miratohen kur do të ketë garanca nga Bullgaria dhe Bashkimi Evropian se nuk do të ketë kushte tjera në rrugën e integrimit. Ky qëndrim është edhe i kryeministrit Mickoski.TV KOHA