Site icon Tetova Expres

Dauti: Me ligj të rregullohet edhe statusi i UÇK-së!

Me gjysmë ore vonesë, Kuvendi filloi seancën për interpelancat kundër katër zyrtarëve të qeverisë dhe për deputeten Ilire Dauti. Por seanca nuk zgjati shumë. Deputeti Borisllav Kërmov i Të Majtës, kërkoi 1 orë pauzë.Për një orë e gjysmë, deputetët vetëm bridhnin korridoreve të Kuvendit dhe përsëri me më shumë se gjysmë ore vonesë, seanca vazhdoi. Nga ministrat ndaj të cilëve është ngritur interpelancë, prezent ishte vetëm Ivan Stoillkoviq.Pika e parë e rendit të ditës ishte interpelanca ndaj Ilire Dautit si kryetare e komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, me kërkesë të “Së Majtës”. Grupi parlamentar i LSDM-së, njoftoi se nuk do t’i mbështesë interpelancat dhe braktisën seancën.“Më duhet të them se nuk do ta mbështesim as interpelancën për Ilire Dautin sepse konsiderojmë se faji nuk qëndron te ajo sa i përket mos caktimit të seancës. Këtu fajin e ka vetëm një person, ai është kryetari i Kuvendit Afrim Gashi i cili ka standarde të dyfishta për sjellje të vendimeve të tilla. Dhe për këtë njoftoj se nuk do të marrim pjesë në debat dhe nuk do të votojmë “PRO” dhe thërras kolegët të braktisim seancën”, tha Oliver Spasovski – LSDM.Interpelancën ndaj Dautit, nuk e mbështetë as koalicioni VLEN, ndersa E Majta arsyetoi interpelancën. Thotë se Ilire Dauti ka shkelur disa nene të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.Deputetja Dauti, tha se faji i saj i vetëm është se ka qëlluar shqiptare dhe lufton për të drejtat e veta. U bëri thirrje deputetëve që të mos votojnë interpelancën kundër saj.“Me shkarkimin tim sido që të jetë epilogu nuk zgjidhet çështja dhe kjo problematikë. Prandaj kërkesa ime është të ulemi të gjithë bashkë të ripërpunojmë ligjin duke përfshirë palët nën të njëjtat kushte. Edhe forcat e sigurisë edhe ish ushtarët e UÇK-së nën përkujdesjen financiare nga shteti sepse fundja këtë të gjithë e kemi pranuar me përfundimin e konfliktit të armatosur apo luftës në vitin 2001, kur nënshkruam marrëveshje të përbashkët”, u shpreh Ilire Dauti – Kryetare e komisionit.Debati vazhdoi mbi punën e Dautit por nuk munguan edhe përplasjet mes deputetëve për të drejtat e shqiptarëve dhe UÇK-në.

Exit mobile version