Site icon Tetova Expres

Tetova jonë ecën drejt një të ardhmeje të gjelbër dhe të zhvilluar!

Tetova jonë ecën drejt një të ardhmeje të gjelbër dhe të zhvilluar!
Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Komunën e Tetovës zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhitin. Diskutuam gjerësisht për çështjet kyçe që lidhen me zhvillimin urban të Tetovës dhe masat për mbrojtjen e mjedisit.
Gjatë këtij takimi, bashkërisht inspektuam edhe punimet në bulevardin “Video Smilevski-Bato”, një projekt kyç që do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe lëvizshmërinë për qytetarët tanë.
Ky takim ishte një hap i rëndësishëm drejt projekteve konkrete që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët tanë, duke u fokusuar në planifikimin e qëndrueshëm dhe gjelbërimin e hapësirave publike.
Bashkëpunimi dhe përkushtimi ynë i përbashkët janë garanci për një Tetovë më të pastër, më të zhvilluar dhe më të dashur për të gjithë ne.
Të ardhmen e ndërtojmë me punë dhe vizion!

Exit mobile version