Promovimi I projekteve që pritet të realizohen në Tetovë gjatë këtij viti me mbështetje të qeverisë, ishte qëllimi i vizitës së zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti në komunën e Tetovës. Bëhet fjalë për projektin që kanë të bëjnë më rrjetin e ujësjellësve, kanalizimeve, infrastrukturën rrugore, stacionin për grumbullimin e mbeturinave dhe objektin e shkollës së mesme tekstile. Mexhiti, me këtë rast është shprehur se Kasami ka arritur që të realizojë shumë projekte me një xhiro-llogari të bllokuar ndërsa tani me përkrahjen e qeverisë do të bëjë akoma më shumë punë.
Në ndërkohë, kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, është shprehur i kënaqur me mbështetjen e deritanishme nga qeveria sidomos me projektet që kanë të bëjnë me infrastrukturën në Tetovë.
Kasami dhe Mexhiti vizituan edhe punimet që zhvillohen në vazhdimin e bulevardit Vidoja Smilevski Bato. Njëra pjesë e bulevardit realizohet me mjete të komunës së Tetovës dhe pjesa tjetër me mbështetje të qeverisë.