Sot Myftinia e Tetovës mbajti mbledhjen e rregullt me Mexhlisin e Xhemateve dhe nëpunësit fetar e cila u realizua me pjesëmarrjen e mbi 200 nëpunës fetarë dhe këshilltarëve të xhamive të Myftinisë së Tetovës, që sipas rregullores paraqet shumicen dërmuese te këshillave të xhamive dhe nëpunësve fetarë .Ne mbledhjen e rregullt te kuvendit u dha raport mbi të hyrat dhe daljet në Myftininë e Tetovës gjatë vitit 2024 në veçanti u raportua mbi ndërtimin e objektit të Medresesë së vajzave në Tetovë.Gjithashtu u zhvillua nje diskutim rreth ecurisë së antarësisë dhe rrogave të nëpunësve fetarë. Duke marrë parasysh ngritjen e standarteve ekonomike në vend, nga ana tjetër gjendja faktike te nëpunësit fetar në Myftini të Tetovës me rroga ndër minimalen u miratua propozimi i Myftiut Selver effendi Xhemaili që të rriten rrogat e punëtorëve me vendim pune, për 20 % duke filluar nga 1 janari 2025.tonikisht Muhamet Berzati- Zedhenes I Muftinise se tetoves Mexhlisi i Xhemateve prane Muftinise se Tetoves ne takimin e sotem doli me propozim konkret dhe unanim me te cilen i drejtohet Rijasetit të BFI-së, që t`i shpallë zgjedhjet e parakohëshme për antarë të Myftinisë së Tetovës.