Site icon Tetova Expres

KF ARSIMI SOT NISI PËRGATITJET PËR SEZONIN PRAVEROR

Skuadra e  Ligës së dytë Arsimi i Çegranit sot nisi  përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit. Ekipi  tre  fazat përgatitore  do ti  zhvillon në Gostivar ku  do të zhvilloj 5 ndeshje kontrolluese.

Klubi i futbollit Arsimi nga Çegrani, nga dita e sotme zyrtarisht nisi përgatitjet  për pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e dytë të futbollit vendor. Në grumbullimin e parë që u mbajt në stadiumin  me  barë artificial në Gostivar të pranishëm ishin stafi  teknik që e drejtojnë Vildan Saliju dhe futbollistë të cilët pritet të jenë bartës për formacionin më të mirë përfshirë këtu edhe tre  prurjet e reja Maliq Beluli , Alpaj Jusufi dhe Stojan Stojçevski . Trajneri Vildan Saliju për TV Koha theksoi se përgatitjet do të zhvillohen në terrenet vendore dhe do të zhvillohen disa ndeshje kontrolluese duke filluar nga 17 janari

 ‘Faza  përgatitore  në stinën e dimrit është pak sa  problem për shkak të kushteve  që na  paraqiten këtu në vendin tonë. Por  si të gjitha  klubet  tjera edhe ne  do të  përballojmë të gjitha vështirësitë që do të na paraqiten  gjatë rrugës  dhe kështu që  edhe në mbledhjen me lojtarët që e patë u  sqaruam për plan programin, ndeshjet miqësore të  cilat  do ti kemi dhe mbetet  që ato të japin maksimumin që të përgatiten se  ky është muaji kur ne duhet të përgatitemi mirë dhe  pastaj në bazë të përgatitjeve tona do të çfaqemi edhe në ndeshjet kampionale’’ Deklaroi trajneri Vildan Saliju

 Sipas  trajnerit Saliju  objektivi i ekipi nga Çegrani mbetet që të pozicionohen  në mesin e tre skuadrave  më të mira pra  objektivi mbetet ajo që a qenë ajo e fillimit të kampionati

 ‘’Ajo që ka qenë edhe në  fillim  të vitit  që  ju kemi thënë lojtarëve   se klubin  dëshirojmë ta ngrejë  në një nivele  më të larta dhe  tash është një mundësi e mirë , kemi një mundësi të artë duke  llogaritë  të jem i  sinqertë  dhe  modest kundërshtarët të cilët i kemi. Objektivat tonë  janë tre vendet e para  dhe realisht  mendojmë me lojtarë e ri të  cilët  na janë bashkëngjitë në ekip, lojtarë me përvojë dhe të  cilët pritet edhe në vazhdim të kemi edhe  tre- katër afrime të reja  dhe të bëjmë një ekip më konkurrues që ne  si staf teknik  me pas edhe zgjedhjet e duhura për  ndeshjet kampionale . Besojmë fuqishëm se mbështetjen  të cilën e kemi  nga diaspora  jonë e mrekullueshme  të cilët i falënderoj  përzemërsisht për mundin dhe kontributin  që japin  dhe me mbështetjen e kryesisë këtu në vend dhe me potencialin që  ka ekipi  jonë dhe  lojtarët tanë besojmë se  këto objektiva  do t’ia arrijmë’’ deklaroi trajneri Saliju

Advertisement

Njëri  nga  tre përforcimet  më me përvojë  është Maliq Beluli i  cili vinë nga  Besa e Dobërdollit. Ai tha  se me  ekipin  arsimit  do të  mundohen  to arrin ambiciet  he  objektivat, pasi  atmosfera  në këtë klub është e shkëlqyer

MALIQ  BELULI – FUTBOLLIST I KF ARSIMI  0.28

Si  ditë e parë  këtu atmosfera është shumë pozitive  ishte një mikpritje  shumë e mirë nga  ana e klubit, nga bashkë lojtarët nga stafi teknik. Jam i lumtur që kemi nisur  kështu’’ deklaroi Maliq  Beluli  futbollist i ri i Arsimit

 Pjesa  pranverore e kampionatit në Ligën e dytë fillon me  15  shkurt, ndërsa  klubi I futbollit  Arsimi në ndeshjen e pare të sezonit pranveror është mysafire e Bellasicës në Strumicë. Kujtojmë se skuadra  nga Çegrani në pjesën vjeshtore të kampionatit nga  15 ndeshje të zhvilluara  ka  9 fitore, 2 barazime dhe 4  disfata  duke  grumbulluar  29 pikë dhe aktualisht  mban pozitën e katërt me 29 pikë. TV KOHA

Advertisement
Exit mobile version