Site icon Tetova Expres

VIRUSI MHPV, mjekët:Nuk ka vend për panikë

Ndonëse nuk ka vend për panikë, megjithatë Metapneumovirusi i njeriut, ose HMPV ka shqetësuar dukshëm qytetarët këtyre ditëve. Ky lloj i gripit nuk është i ri, por rastet e fundit në Kinën Veriore, kanë ngritur shqetësime në shumë shtete, gjithnjë duke patur parasysh pandeminë e korona Virusit, e cila prejardhjen e kishte nga Kina.Por, mjekët hedhin poshtë se mund të përsëritet një situatë e ngjashme, shkruan Tv Koha. Ky lloj i gripit është i njejtë me gripin sezonal, prandaj qytetarët nuk duhet të shqetësohen. Situata ndiqet me vëmendje nga Instituti për Shëndet Publik dhe mjekët për Televizionin Koha thonë se për momentin ky virus është i pranishëm vetëm në Kinë.
“Nuk mendoj se ka nevojë për shqetësim ose ndonjë panikë së paku për momentin për shkak se nuk bisedohet për ndonjë virus të ri.Realisht, është një virus që njihet moti, edhe popullata edhe shkenca e ka të njohur si virus. Ajo që është me rëndësi është se shkenctarët nuk kanë hasur në ndonjë mutacion të ri gjenetik dhe përderisa nuk një gjë të atillë, mendoj se për vendin tonë nuk ka vend për panikë”, thotë Naim Skenderi- epidemiolog .
Mjekët nënvizojnë se një pjesë e popullatës tashmë është mbrojtur për shkak se kanë marrë edhe vaksinën kundër gripit sezonal për disa kategori kurse rastet që paraqiten në këtë periudhë janë të gripit të zakonshëm.
“Unë e kuptoj edhe shqetësimin e popullatës, por mendoj se pandemia e Covid 19, ka qenë krejt një situatë tjetër.Problem ka qenë se koronavirusi kishte një mutacion të rid he përhapja ka qenë e shpejtë, Edhe nëse do të përhapej në rastin më të keq të mundshëm, nuk besoj se do të jetë rrezik” tha Naim Skenderi.
Rritja në raste përkon me motin më të ftohtë dhe rritjen e aktivitetit të brendshëm, kushte që zakonisht nxisin përhapjen e viruseve të frymëmarrjes.Por,mjekët theksojnë se kjo periudhë është e zakonshme që ka rritje të rasteve me grip. Apelohet që nëse qytetarët kanë simptome të gripit të paraqiten tek mjekët.Zyrtarët shëndetësorë theksojnë se kjo rritje është në përputhje me tendencat sezonale.Administrata Kombëtare e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Kinës raportoi së fundmi një rritje të infeksioneve të frymëmarrjes, përfshirë HMPV, gjatë dimrit.Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e ka cilësuar situatën si një emergjencë globale shëndetësore, por rritja e rasteve ka shtyrë autoritetet të forcojnë sistemet e monitorimit.
Urim HASIPI/Tv Koha

Exit mobile version