Site icon Tetova Expres

Këtë vit fillon ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar

Pas shumë premtimeve, këtë vit pritet që të fillojë ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar.  Premtimin kësaj rradhe e ka dhënë kryeministri i vendit Hristijan Mickoski. Ai në paraqitjen e tij disa ditë më parë, duke përmendur projektet infrastrukturore që pritet të fillojnë të realizohen këtë vit, ka përmendur edhe autostradën Tetovë-Gostivar. Autostrada Tetovë Gostivar, ndër vite është tepër e dëmtuar.Madje, është kufizuar edhe shpejtësia maksimale e lejuar viteve të fundit. Edhe pse kjo autostradë ëhstë në kategorinë e rrugëve të shpejta, megjithatë e njejta momentalisht nuk plotëson asnjë kusht që të jetë rrugë e shejtë. Dëtimet e rrugës, mosmirëmbajtja e saj, mos intervenimi në rikostruimin e së njejtës, ka bërë që jo rrallë herë të ketë edhe aksidente fatale. Problem në vete është se qytetarët që e frekuentojnë këtë autostradë janë të detyruar që të paguajnë dy herë, janë vendosur dy pika të pagesës por kushtet e rrugës nuk janë as minimale.“Do jetë gati faza e parë e hekurudhës drejt Bullgarisë, ndërsa intensivisht dhe pa ndalesë do të vazhdojnë ndërtimet e autostradave Gostivar-Bukojçan, Prilep-Manastir dhe Kërçovë-Ohër. Do të fillojmë ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar. Pagat do të rriten në më shumë fusha, si dhe pensionet” deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.Në ndërkohë, Ministri I Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikollovski, ka dhënë detaje lidhur me ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar.Sipas tij, fillimisht do të ndërtohet rrugë alternative, që të mos ndodhë që fshatrat përgjatë kësaj autostrade të bllokohen. Ai tha se dinamike na teren është përshpejtuar, dhe punohet në eksproprijimin e pronave, ndërsa planifikohen që të ndërtohen ura të reja dhe urat e vjetra të rrënohen. Ndërkaqm traseja është e spostuar për shkak të gypit të sistemit të ujitjes në Pollog.“Nëse i rrënojmë urat, do të jetë problem serioz për banorët sepse fshatra dhe komuna të tëra, si për shembull Bërvenica dhe Gostivari, do të mbeten të shkëputura. Prandaj ne ramë dakord me Kontraktorin që fillimisht të punohet në rrugën alternative dhe më pas të ndërtohet urë pas ure, dhe kjo është që fillimisht të ndërtohet një urë e re dhe më pas të prishet një urë e vjetër. Aty na ka rezultuar problem edhe shpronësimi, sepse nuk është supozuar ndërtimi i tubacionit për ujitjen e Pollogut. Fillimisht duhet të ndryshojmë trasenë, dhe kjo nënkupton një shpronësim të ri dhe pres që deri në mars të vitit të ardhshëm ta përfundojmë shpronësimin, tha ministri Nikollovski.Premtimet për rikostruimin e kësaj rruge kanë qenë të vazhdueshme në periudhën e kaluar, sidomos nga ish ministri i transportit Bllagoj Boçvarski, i cili disa herë premtoi se do të fillojnë punët por punët asnjëherë nuk filluan. TV KOHA

Exit mobile version