Site icon Tetova Expres

Jugohromi, i mbyllur prej afër dhjetë vitesh, vazhdon të ndotë tokën dhe ujin e pijshëm të vendbanbimeve përreth

Kombinati Jugohrom, edhe më tej është i rrezikshëm për mjedisin. Edhe pse i mbyllur prej afër një dekade, aty ndodhen mbi 90 për qind e mbetjeve toksike e kancerogjene të vendit. Toka e këtij vendbanimi po vazhdon dita ditës të ndotet nga mbetjet toksike që ka lënë puna e dikurshme e kësaj fabrike. Përveç ndotjes së tokës, një pjesë e mbetjeve derdhen në Lumin Vardar, ndërsa pjesa tjetër, përfundon në ujërat nëntokësor të burimit të Rashçes i cili furnizon një pjesë të kryeqytetit më ujë për pije. Qeveria dhe Ministria e Ekologjisë thonë se janë të vetëdijshëm dhe po punojnë për një zgjidhje.

“Si sasi, 90 për qind e mbetjeve të rrezikshme në Maqedoni janë në Jugokrom. Kjo është situatë serioze dhe qasja jonë është tejet serioze në këtë drejtim. Ne si Ministri paguajmë tetë punëtor që të funksionojë stacioni i filtrimit që derdhet në lum, por paralelisht me këtë, ne kemi ngritur alarmin në Qeveri për të gjetur zgjidhje qoftë si Qeveri qoftëme partneritet publik privat, sepse, përveç që janë toksike këto mbejtje, po ashtu janë edhe mbetje që kanë vlerë dhe do duhet të bëjmë një balancim që të gjejmë dikënd që për kompensim të vlerës të pastrohet ajo sepse është e rrezikshme jo vetëm për Jegunocin por për gjithë regjionin”, tha Izet Mexhiti, ministëri i ambientit jetësor.

Mbetjea toksike më e rrezikshme në jugohrom sipas profesorit Iljaz Iljazi, i cili edhe ka qenë pjesë e repartit kimik në Jugohrom, është ajo e bikromatit, e cila, sipas Iljazit, ndot tokën por edhe ujërat nëntokësor. Iljazi këmbëngul që Ministria e Ekologjisë, fillimisht ta kontrolloj sistemin e filtrimit por edhe thellësinë sa ka depërtuar ky helm nëntokë dhe të merr masa sa më shpejtë që është e mundur.

“Reparti i kimisë ka mbetje të bikromatit. Toka e ka thithur dhe ka problem shumë aty dhe është në pjesën e kuqe të ndotjes në Maqedoni. Nuk ka rrezik në nivel të Evropës por Tetovës dhe Shkupit po. Ministria e Ekologjisë duhet ta kontrollojë atë dhe të prononcohet për efikasitetin e sistemit aty sepse është rrezik që është ende aty me vite. Normal në këto raste duhet të hiqet toka dhe të bëhet analizë deri ku ka depërtuar sepse bikromati është goxha ndotës dhe i rrezikshëm për njeriun”, tha Iljaz Iljazi, ish i punësuar në Jugohrom.

Gatishmëri për pastrimin e mbetjeve toksike, javë më parë ka shprehur edhe kreu i komunës së Jegunocit, i cili, po ashtu kërkoi nga Qeveria që të angazhohet në vënien e standardeve evropiane dhe rihapjen e Jugohromit, me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës për banorët e Jegunocit dhe komunave për rreth./Alsat.mk

Advertisement
Exit mobile version