Dy fitore të skuadrave vendase dhe tre të atyre mysafire është epilogu i pesë ndeshjeve të zhvilluara në mëngjesin e sotëm në kampionatin amerikan të basketbollit NBA
Kampionët e Boston u mundën 118-114 në fushën e tyre nga Philadelphia, ndeshje me rivalitet dhe shumë emocione. Maxey me 33 pikë e Embiid me 27 pikë ishin më të mirë për Philadelphia, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Tatum për Celtics.
Fitore në sekondat e fundit për Lakers, që mundën 115-113 Golden State jashtë fushe. LeBron James me 31 pikë e 10 asist ishte lider për Lakers, mbështetur nga Reaves me 26 pikë. Curry realizoi 38 pikë për Warriors, por që mbetën për statistikë.
Skuadra e Phoenix mundi 110-100 Denver, sfidë ku diferencën në fushë e bëri dyshja Durant-Beal, që realizuan nga 27 pikë secili. Minnesota, falë 26 pikëve të Edwards mundi 105-99 Dallas, ndërsa New York triumfoi 117-114 ndaj San Antonio (Bridges 41 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
New York – San Antonio, 117-114
Dallas – Minnesota, 99-105
Boston – Philadelphia, 114-118
Golden State – Lakers, 113-115
Phoenix – Denver, 110-100
Shaban Sinani / TV Koha