Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, deklaroi se me 30 dhjetor Këshilli Komunal i Gostivarit, e ka seancën kur do të shqyrtohet Buxheti Komunal për vitin 2025. Sipas tij, Buxheti Komunal për vitin 2025 është 25 milion euro dhe do të jetë buxheti më i madh që e ka pasur deri më tani Komuna e Gostivarit.
“Ky buxhet i cili premton zhvillim lokal dhe premton projekte tjera të cilat kanë të bëjnë me arsimin dhe ambientin jetësor por edhe disa masa tjera të cilat do t’i propozoj për herë të parë. Siç është 6.000 denarë për çdo fëmijë të lindur në komunën e Gostivarit, gjithashtu do të ketë ndihmë për të gjithë nxënësit që do të regjistrohen në klasën e parë, do të ketë subvencione për inverter dhe biçikleta. Në projektin e Buxhetit për vitin 2025 dhe do të ketë masa tjera të cilat do të ndihmojnë dukshëm në Komunën tonë”, nënvizoi Limani.
Ai shtoi gjithashtu se Komuna e Gostivarit ka paraparë ndarje të buxhetit edhe për Akademinë shqiptare.