Site icon Tetova Expres

Mickoski: Do të rriten pagat e të gjithë të punësuarve, por jo dhe të funksionarëve

Në vitin 2025 do të rriten pagat e të gjithë të punësuarve në shtet, por pagat e funksionarëve jo, konfirmoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

“Do të luftojmë që të gjithë punonjësit e shtetit të marrin paga më të larta, do të punojmë në atë, por funksionarët nuk e kanë këtë të drejtë. Atë e thamë dhe atë po e bëjmë. Po bëjmë një ndryshim në zgjidhjen ligjore, me të cilën nuk do të ketë rritje të pagave të funksionarëve. Ky ndryshim i ligjit shumë shpejt do të jetë para deputetëve”, tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e sallës sportive në fshatin Creshevë të Komunës së Gazi Babës.

Theksoi se mendon se ky është hap i duhur.

“Vlerësoj se është hap i duhur, edhe pse ka debat. Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të punojmë në interes të qytetarëve dhe të gjithë atyre që nuk kanë votuar dhe kanë besim tek ne si Qeveri”, potencoi Mickoski.

Exit mobile version