Site icon Tetova Expres

Fetai: BDI po mbet e vetme, ish-zyrtarët e tyre po ikin

Zëvendëskryeministri  për Çështje Evropiane, Arben Fetai, në një intervistë për TV Koha ka deklaruar se tani më Fronti Evropian e ka një deputet më pak i cili funksionon jashtë trungut të FE-së, derisa edhe të tjerët pritet të largohen.

“Dita ditës BDI, veçanërisht tash pas futjes së Artan Grubit në listën e zezë të SHBA-së, dhe rritjes së numrit të njerëzve nga BDI që janë shpallur non-grata nga SHBA-ja, shohim më shumë se partitë e vogla që gravitojnë rreth BDI-së do largohen nga ky koalicion i cili ishte një koalicion vetëm të pushteti. Pra, nuk kishte asnjë parim, as një lloj ideologjie apo program që i bashkon. Ata garuan pa program, pra programi i tyre i vetëm ishte mbajtja e pushtetit me çdo kusht”, tha Fetai.

Kështu që, siç tha Fetai, ata mblodhën atë çka mblodhën dhe tani janë në një situatë krejt tjetër, ku presioni mbi BDI-në është shumë i madh, ku shohim arrestime dhe ikje të ish-zyrtareve të tyre.

 

Exit mobile version