Site icon Tetova Expres

MEPSO ka shfuqizuar marrëveshjen me kompaninë “Energoinvest Sarajevë

ShA MEPSO informon se është ndërprerë kontrata me “Energoinvest” ShPK Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, kontraktues për ndërtimin e largpërçuesit  400 kV nga TS Manastir 2 deri në kufirin Maqedoni e Veriut – Shqipëri.

Mospërmbushja e detyrimeve nga kontraktori dhe kërkesat e tyre për pagesa shtesë çuan në ndëprerjen e patjetërsueshme të kontratës. Kjo situatë rezultoi me pamundësinë për të arritur një dakordësi midis dy palëve.

Kontrata me “Energoinvest” ShPK Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, është lidhur më 7 shkurt 2020, me afat të përfundimit prej 30 muajsh. Afati ka skaduar më 30.05.2023.

Duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe kontraktori është larguar disa herë nga punishtja duke kërkuar pagesë shtesë, gjë e cila është refuzuar nga ShA MEPSO për shkak të llojit të kontratës, “çelës në dorë”. Përkundër përpjekjeve të njëpasnjëshme të ShA MEPSO për dakordësim dhe negocim, nuk u arrit marrëveshje. Prandaj, ShA  MEPSO mori vendimin e patjetërsueshëm për ndërprerjen e kontratës.

Që nga fillimi i projektit, deri tani janë realizuar 24 nga 269 fundamentet e planifikuara të shtyllave (8.9%), ndërsa janë sjellur 51.2% e pajisjeve.

Advertisement

Duke marrë parasysh situatën aktuale, zhagitjen e punëve dhe braktisjen e tërësishme të njëanshme të punës nga kontraktori, vlerësojmë se ndërprerja e kësaj kontrate në fakt paraqet fillimin e përfundimit të këtij projekti, i cili është prioritet kryesor për ShA MEPSO dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

ShA MEPSO mbetet e përkushtuar për përfundimin e interkonektorit 400 kV me Shqipërinë dhe tashmë kanë filluar përgatitjet për rifillimin e projektit. Shoqëria do të inicojë procedurë të re të furnizimit sipas udhëzimeve të BERZH-it  për të zgjedhur një kontraktor të ri që do të vazhdojë me realizimin e projektit.

Zbatimi i suksesshëm i këtij interkonektori mbetet prioritet për ShA MEPSO, pasi do të forcojë stabilitetin dhe integrimin energjetik rajonal, me përfitime të konsiderueshme për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe rajonin në tërësi.

Exit mobile version