Site icon Tetova Expres

FFM: Goran Pandev drejtor sportiv Agim Ibraimi këshilltar i presidentit

Menjëherë pas përfundimit të Kuvendit të Përgjithshëm të Jashtëzakonshëm të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, presidenti i ri i, Masar Omeragic, ka mbajtur mbledhje me anëtarët e Këshillit Drejtues të Federatës.

Në mbledhje, me propozim të presidentit të FFM-së, Masar Omeragic, anëtarët e Këshillit Drejtues të FFM-së, në vend të nënkryetarit të mëparshëm Llazar Rakixhiev, zgjodhën Marjan Stojkoski nga LFK Prilep për nënkryetar të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Në seancë është konstatuar edhe dorëheqja e Natalia Ilievska Bozhinovska nga pozita e Sekretares së Përgjithshme.

Drilon Ganiu, ish-zëvendës i sekretar në “Shtëpinë e Futbollit”, është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Me propozim të kryetarit të ri të FFM-së, legjenda e futbollit, Goran Pandev është emëruar drejtor sportiv i të gjitha përfaqësueseve të Maqedonisë.

Advertisement

Njëri nga të mëdhenjtë e futbollit të vendit tonë, Ilija Najdoski, së bashku me ish-reprezentuesin tonë, Agim Ibraimi, janë emëruar këshilltarë në kabinetin e kryetarit të FFM-së, Masar Omeragic.

Exit mobile version