Të paktën gjashtë fëmijë kanë mbetur të plagosur dhe jozyrtarisht njëri prej tyre ka humbur jetën, pasi një djalë 15-vjeçar, i armatosur me thikë, ka hyrë në shkollën fillore në lagjen Preçko të Zagrebit dhe ka sulmuar fëmijët dhe një mësuese, raporton HRT.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 dhe sulmuesi është ndaluar nga policia.
Siç raportojnë mediat lokale, fëmijët janë nxjerrë nga shkolla menjëherë pas incidentit ndërsa në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave.
Policia konfirmoi se kishte një lajmërim, por Zyra e marrëdhënieve me publikun është në pritje të informacioneve nga terreni, raportojnë mediat kroate.