Nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës informojnë se ministri Besar Dursmishi, zëvendësi i tij Marjan Risteski dhe drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojkoski, sot do të vizitojnë një pjesë të marketeve të përfshira në aksionin “Shporta e Vitit të Ri”.
Sipas paralajmërimit, në ora 11 është parashikuar që ta vizitojnë supermarketin që ndodhet në qendrën tregtare “Ramstor”. Në ora 11:30 është planifikuar vizita e “Kam market” në Qendër, që ndodhet afër “Dajmond moll”.
Pas vizitës edhe së marketit të dytë është paraparë deklaratë për media.