Site icon Tetova Expres

Qendra për zhvillim të mediave me rekomandime për përmirësim të pluralizmit dhe llojllojshmërisë së shërbimeve mediatike audiovizive

Pranimi i pjesës tregtare për koncentrim mediatik, lejimi dhe inkurajimi i investimeve në media të ndryshme, përfshirje të mediave onljan në rregullimin, mbajtja e ndalesave për pjesëmarrje në kapitalin e shoqërive për reklama, lejimi i kompanive telekomunikuese që të investojnë në kanalet e specializuara dhe lehtësimi i hyrjes së kompanive të huaja mediatike për përmirësimin e ofertës programore janë pjesë e rekomandimeve të Qendrës për zhvillim të mediave me qëllim mundësimin e pluralizmit dhe llojllojshmërisë së shërbimeve mediatike audiovizive.

Siç ka informuar Dejan Gjorgjevski nga Qendra për zhvillim të mediave para diskutimit të sotëm “Propozime për revizionin e dispozitave ligjore për mbrojtjen e pluralizmit dhe llojllojshmëria e shërbimeve mediatike audiovizive” që u mbajt në Shkup, qëllimi është që të jepen drejtime parimore për ndryshimet nevojshme në legjislacion.

“Tek ne paradokohe është njohur nevoja e ndërrimit të legjislacionit mediatik, sidomos në pjesën e radiodiguzionit të shërbimeve mediatike audiovizive. Po përpiqemi të identifikojmë se çka është ajo në kapituj të ndryshëm në Ligjin ekzistues për shërbime mediatike audiovizive që duhet të ndryshojë. Nuk japim zgjidhje konkrete në kuptim që neni ai dhe ai, duhet të jetë kështu. Megjithatë drejtimet parimore, në të cilin duhet të shkojnë, ata siç thash, ndryshime të nevojshme të legjislacionit”, thotë ai.

Për këtë qëllim, sot me përfaqësuesit e industrisë, radiodifuzerëve dhe grupeve të ndryshme të palëve të inteersuar janë në diskutim që të shkëmbejnë opinion.

Është planifikuar që pas kompletimit, dokumenti të përcillet tek institucionet kompetente.

Advertisement

Sipas rekomandimeve, është e këshillueshme që Ligji për ASHAAM të lejojë në mënyrë eksplicite një organizatë transmetuese të posedojë më shumë se një licencë transmetimi dhe të testojë interesin për shërbime të specializuara programore përmes një konkursi publik, në mënyrë që të përmirësohet pluralizmi mediatik dhe të sigurohet një larmi më e madhe të ofertave programore.

Për më tepër, rekomandohet rishikimi i dispozitave të Kapitullit IV të LASHAAM-së për mbrojtjen e pluralizmit mediatik dhe diversitetit të përmbajtjes, për të ruajtur ndalimet për partneritetet sekrete dhe pjesëmarrjen në pronësi pa kapital fiks, si dhe të shqyrtohet rivendosja e transmetimeve publike lokale, sidomos në formën e radiostacioneve publike lokale.

Në të njëjtën kohë, rekomandohet që të lejohet konsolidimi i tregut mediatik përmes blerjeve dhe marrjes në pronësi ndërmjet transmetuesve, të hiqen kufizimet në përqendrimin horizontal dhe vertikal të pronësisë dhe t’u mundësohet kompanive mediatike të ofrojnë lloje të ndryshme të përmbajtjes përmes platformave online, me qëllim për të përmirësuar cilësinë dhe diversitetin e shërbimeve të programimit. 

Exit mobile version