Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti thotë se Artan Grubi duhet të dal para organeve të drejtësisë dhe të përballet me ligjin.
Bexheti në “Daily Click” tha se, si do që të jetë, nëse është i pastër ose nëse ka bërë shkelje ligjore, kjo të konstatohet në organet kushtetuese të vendit.
Bexheti thotë se Artan Grubi nuk është më pjesë e BDI-së.
“Pas atij momenti, Artan Grubi është tërhequr nga jeta publike. Sigurisht se edhe ai ka informacionin që paraprakisht ka një vendim të tillë në organet partiake dhe është tërhequr nga çdo organ dhe rol dhe faktikisht nuk është pjesë e BDI-së pas atij vendimi”, tha Blerim Bexheti.