Skuadra e Strumicës shpallet kampion vjeshtor, ndërsa dy ekipet tetovare Shkëndija dhe Universiteti i Tetovës siguruan kualifikim në plaz off. Liria e Zherovjani do të garon në play out.
Me ndeshjet e xhiros së 13 që u zhvilluan gjatë fundjavës ka përfunduar pjesa vjeshtore e kampionatit në Ligën e parë volejbollit në kategorinë e meshkujve. Ekipi Strumicës pa asnjë humbje kryeson tabelën e klasifikimit.
Universiteti i Tetovës me fitoren maksimale 3-0 në sete mundi ekipin e Vardarit dhe ka siguruar pozitën e pestë në renditje. Shkëndija e Tetovës në cilësinë e vendasit ka pësuar disfatë nda UGD Shtipi 0-3 në sete megjithatë tetovarët kanë të siguruar pozitën e katërt në renditje dhe s ë bashku me ekipin e Universitetit të Tetovës kanë siguruar pjesëmarrje në fazën e paly off-it
Liria e Zherovjanit në ndeshjen e fundit të pjesës vjeshtore të kampionatit ka regjistruar fitore 3-0 kundër Janta Volej dhe me 5 fitore e shtatë humbje pozicionohet e shtat në tabelë që i jep komoditet që edhe në kampionatin e ardhshëm 2025/2026 të garon në ligën e parë.
Gjashtë ekipet e para në tabelë në sezon pranverorë që fillon nga mesi i shkurtit do garojnë në fazën e paly off-it ku edhe do të mësohet kampioni i ri për sezonin 2024/2025.
Rezulatet e javës së 13-të:
Maqedonia Xhio – Boreci 1-3
Susheva – Vesna Probishtipi 3-1
Shkëndija – UGD Shtipi 0-3
Universiteti I Tetovës – Vardari 3-0
Liria – Janta Volej 3-0
Rabotniçki – Strumica 1-3
Shaban Sinani / TV Koha