Site icon Tetova Expres

VLEN: Nuk do të ketë tolerancë për krimin dhe korrupsionin

VLEN në një kumtesë për media thotë se aksionet policore kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë dëshmi se lufta ndaj personave të kriminalizuar do të jetë e pakompromis.

“Hija e Ali Ahmetit, Artan Grubi dhe klika e BDI-së shfrytëzoi çdo ditë të këtyre dy dekadave për të pasuruar xhepat, për të vjedhur dhe për të abuzuar me pushtetin, duke u bërë sinonim i krimit dhe korrupsionit. Sot, pasojat janë të qarta, mijëra shqiptarë janë detyruar të braktisin vendin e tyre për një jetë më të mirë”.

“VLEN është e vendosur të mbështesë një luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, duke kontribuar për ndërtimin e një sistemi të drejtë dhe të ndershëm që ndalon këtë eksod dhe siguron një të ardhme më të mirë për çdo shqiptar”.

“Që nga momenti kur jemi bërë pjesë e Qeverisë, kemi hasur në shkelje të rënda dhe parregullsi në çdo fushë dhe institucion. Pavarësisht këtyre sfidave, VLEN po punon me përkushtim të plotë për ta shndërruar këtë sistem të dështuar në një sistem funksional dhe efektiv, që u shërben qytetarëve dhe jo grupeve të interesit”, thonë nga VLEN.
Prej atje gjithashtu thonë se “i garantojmë të gjithë qytetarët se ata që kanë ushtruar detyrën e tyre me ndershmëri dhe profesionalizëm nuk kanë asgjë për t’u frikësuar”.

“Koha e montimeve dhe eliminimeve politike ka përfunduar. Institucionet janë të përkushtuara të trajtojnë çdo rast në mënyrë të drejtë dhe të paanshme, duke u fokusuar te shkelësit e ligjit, pa bërë dallime”, thonë nga VLEN.

Advertisement
Exit mobile version