Site icon Tetova Expres

“The Best”, FIFA sonte do të shpall fituesit në edicionin “online”

FIFA ka bërë me dije se sonte në mbrëmje që nga Doha (Katar, ora 18:00) do të organizohet ceremonia e çmimeve “The Best” për futbollistët dhe trajnerët më të mirë të vitit 2024.

Në ndryshim nga herët e tjetra, FIFA ka marrë një masë të çuditshme për ceremoninë e këtij viti. Në pamundësi për të mbledhur të gjithë protagonistët për shkak të angazhimeve të shumta dhe kalendarit të ngjeshur të aktiviteteve kombëtare e ndërkombëtare, mungesës së datave të lira deri në mars 2025, FIFA ka bërë me dije se fituesit do të shpallen direkt “online”.

Kujtojmë se ky është edicioni i nëntë i çmimeve FIFA “The Best”. Në këtë edicion do të jepen 9 çmime, për lojtarin dhe lojtaren më të mirë të vitit, trajnerin më të mirë për futbollin e meshkujve me femrave, portierin dhe portieren më të mirë, trofeu “Marta”, trofeu “Pushkash” dhe çmimi i publikut.

Për lojtarin më të mirë të vitit pretendentë kryesorë janë: Rodri Hernandez, Erling Haland, Xhud Bellingam dhe Vinicius Zhunior.

Exit mobile version