Site icon Tetova Expres

Shpaloset mozaiku kushtuar themeluesit të UT-së prof. dr. Fadil Sulejmani

Në Universitetin e Tetovës është shpalosur mozaiku kushtuar figurës historike të themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Fadil Sulejmani.

Kjo vepër, siç njofton UT-ja është përgatitur nga Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës dhe është shpalosur në kuadër të aktiviteteve të shënimit të 30-vjetorit të Universitetit të Tetovës. Drejtuesit e UT-së vlerësuan se kjo vepër artistike e përjetëson kontributin e Rektorit të parë të Universitetit, për arsimin e lartë në gjuhën shqipe dhe mbetet orientim për të tashmen dhe të ardhmen e studentëve dhe të inteligjencës së vendit tonë e më gjerë.

“Vepra e realizuar është në formën e një polyptihu (mozaiku), me një pëlhurë në qendër të kompozimit dhe 30 piktura të lidhura si mozaik. Në qendër të kompozicionit është figura e Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës me qëndrimin e tij të njohur, me duar hapur me laps dhe fletore. Portreti i tij paraqitet në personazhin e studiuesit, i butë me krenarinë dhe vizionin që depërton në shpirtrat tanë njerëzorë e të qytetëruar, ndërsa veshja e tij është stoike, ashtu siç ishte paraqitja e tij dinjitoze. Në sfondin e kompozimit është godina madhështore e UT-së, ndërsa në anë të kompozicionit qendror janë piktura me motive nga 30 libra, të cilët simbolizojnë 30 vjetët e Universitetit të Tetovës”, njoftojnë nga UT-ja.

Exit mobile version