Më pak se 5 muaj para zgjedhjeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të qartë se Sali Berisha nuk mund të jetë alternativa qeverisëse për shqiptarët.
SHBA është e qartë me mesazhin për Sali Berishën, se nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi me persona të shpallur “non grata” për korrupsion madhor. Berishës, i cili pas fitores së Trump ka nisur thotë se do shpëtojë nga lista e zezë amerikane, SHBA ia bën të qartë se “Non Grata” nuk hiqet.
“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Ambasada Amerikane.