Site icon Tetova Expres

Mickoski: Tema e balancuesit është manipuluar, BE konstatoi se është keqpërdorur dhe se duhet të zëvendësohet

Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski foli për shfuqizimin e balancuesit, ndërsa theksoi se kjo temë është duke u manipuluar dhe se realiteti është se në raportin e BE-së është theksuar se është keqpërdorur ky mekanizëm dhe duhet të zëvendësohet me diçka funksionale.

Ai gjithashtu shtoi se kjo qeveri me ndarjen e barabartë të 250 milionë eurove për komunat pa i ndarë ato në bazë etnike apo politike, siç ka bërë qeveria e kaluar, ka treguar në mënyrën më të drejtpërdrejtë se prioritet i saj janë të gjithë qytetarët që jetojnë në territorin e të gjithë vendit.

“Nuk ka asnjë deklaratë në të cilën nuk kam thënë se interesi im është gati 26 mijë kilometra katrorë të territorit të gjithë vendit dhe këtë e mbështes me vepra. Këtu, si kryetar i Qeverisë, ato 250 milionë euro që duhet të shkojnë për komunat shkojnë me të njëjtat kritere në Shtip dhe Tetovë dhe Karbinci e Bogovinë, edhe në Radovish e Strumicë, edhe në Gostivar e Kërçovë. Dhe ne shkojmë një hap më tej, jo vetëm që nuk i ndajmë komunat dhe projektet sipas përkatësisë etnike, por u themi kryetarëve të komunave, zoti kryetarë komunash, bëni projekte, siç do t’i bëni ju, ne do t’ju financojmë”, nënvizoi Mickoski.

Exit mobile version