Ndonëse Ministria e Punëve të Brendshme deri te Prokuroria Publike ka dorëzuar kallëzim penal për gjithsej tetë persona në rastin e keqpërdorimeve në “Lotarinë Shtetërore”, Prokuroria hetim ka hapur vetëm për gjashtë prej tyre. Hetimi nuk i ka përfshirë ish kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ish sekretarin gjeneral, Metodija Dimovski, edhe pse që të dy u përmendën nga ministri i punëve të brendshme, Pançe Toshkovski. Për të dy, Prokuroria nuk ka gjetur ende dëshmi se janë të përfshirë në keqpërdorimet e lotarisë. Për të akuzuarin e parë Përparim Bajrami dhe të akuzuarin e dytë Artan Grubi, kërkohet paraburgim, ndërsa për kryetarin dhe anëtarët e komisionit tenderues, janë shqiptuar masa përkujdesi. /Alsat.mk