Site icon Tetova Expres

Diaspora shqiptare e interesuar të investojë në Tetovë

Përfaqësues të Këshillit Koordinues të Diasporës, këtyre ditëve po qëndrojnë në Tetovë.Fillimisht ata janë takuar me kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami. Pas takimit, Kasami tha se bashkë me përfaqësuesit e këshillit koordinues është diskutuar për projekte konkrete, për mundësitë e investimeve dhe për të ndërtuar një Tetovë më të mirë, ku siç tha Kasami aty ku çdo kontribut vlen dhe çdo ide bëhet realitet.“Përfaqësuesve të këshillit koordinues ua prezantova Tetovën si një vend ku ata dhe gjithë afaristët mund të investojnë. Diaspora jonë nuk është thjesht një mbështetje nga larg, por partner strategjik për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe shoqëror të qytetit tonë. Shumë prej investimeve që kanë marrë formë sot janë falë mbështetjes dhe dashurisë së tyre për vendlindjen. Bashkëpunimi jonë nuk do të ndalet këtu. Jemi të vendosur që përmes një komunikimi të hapur, projekteve të përbashkëta dhe transparencës, ta bëjmë Tetovën një qytet të zhvilluar, modern dhe të denjë për të gjithë”, tha Kasami.Në ndërkohë, pjesë e këtij këshilli është edhe pronari i kompanisë Ecolog Lazim Destani.Ai tha se qëllimi i qëndrimit të tyre në Tetovë është shënimi i përvjetorit të 30 të Universitetit të Tetovës, por që kanë takuar kryetarin e komunës për të folur edhe për projekte për zhvillimin e Tetovës.“Është kënaqësi që sot Tetova të ketë një numër të madh të këshillit koordinbes të diasporës, një diasporë që përfshinë shumë vende duke filluar prej Australisë e më tej.Ne jemi sot në Tetovë për nder të 30 vjetorit të Universitetit të Tetovës, dhe e pranuam me kënaqësi ftesë, por ishte e pamundur që të mos e vizitojmë komunën e Tetovës, sepse në të ardhmen si dsiasporë do të kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë duke përfshirë edhe rrjetet e biznesit, me qëllim që një ditë Tetovën ta shohim duke lulëzuar si një qytet evropian”, tha Destani.Mark Gjonaj, poashtu Përfaqësues i Këshillit Koordinues të Diasporës theksoi se rëndësia e këtij takimi është që në të ardhmen, shqiptarët që ndodhen në diasporë, jo vetëm të vizitojnë Tetovën por edhe të investojnë.“I ftoj të gjithë shqiptaët që jo vetëm ta vizitojnë Tetovën, e ta shohin se sa ka përparuar, se është një vend i shenjtë për kombin tonë, por duhet që të shohin edhe me investuar në Tetovë, Pra, ata duhet që të përkrahin iniciativat që i ka kryetari dhe të vazhdojë të përparojë kombi ynë kudo që jemi”, tha Gjonaj. Në ndërkohë, përfaqësues të Këshillit Koordinues të Diasporës, kanë marrë pjesë në akademinë e shënimin e 30 vjetorit të Universitetit të Tetovës. TV KOHA

Exit mobile version