Site icon Tetova Expres

Zv. Kryeministri i Parë Mexhiti, në panel diskutim me studentët: “Investimi tek të rinjtë është investim për të ardhmen”

Në një panel diskutues të organizuar nga Universiteti “Nënë Tereza”, zv. kryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, z. Izet Mexhiti, diskutoi mbi sfidat dhe perspektivat e rinisë dhe arsimit cilësor në vend.

Në fjalimin e tij, z. Mexhiti theksoi se rinia dhe arsimi janë shtyllat kryesore për një shoqëri të zhvilluar, duke nënvizuar përkushtimin e qeverisë për të investuar në të ardhmen e të rinjve përmes projekteve konkrete dhe mbështetjes së qëndrueshme.

Nëse duam një të ardhme të sigurt dhe prosperuese, duhet të investojmë sot tek të rinjtë dhe studentët tanë – jo vetëm me fjalë, por me projekte konkrete,” tha z. Mexhiti.

Ai ndau disa nga vendimet kyçe të qeverisë për fuqizimin e arsimit dhe mbështetjen e rinisë:

Z. Mexhiti i ftoi studentët të jenë aktivë dhe të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive me institucionet për të adresuar sfidat e tyre.

Studentët nuk janë vetëm pjesëmarrës në auditorë, por edhe partnerë të rëndësishëm në ndërtimin e së ardhmes së vendit. Bashkë, mund të krijojmë një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë,” përfundoi z. Mexhiti.

Advertisement

Exit mobile version