Site icon Tetova Expres

Vlera e Bitcoin shkon në mbi 106,000 dollarë

Bitcoin u rrit në një nivel rekord mbi 106,000 dollarë të hënën.

Rritja e radhës vjen pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump bëri të ditur se ai planifikon të krijojë një rezervë strategjike të bitcoin në SHBA.

Kjo supozohet të ishte e ngjashme me rezervën e saj strategjike të naftës.

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe dhe më e njohur në botë, arriti vlerën maksimale prej 106,533 dollarësh.

Bitcoin dhe kriptovalutat tjera kanë “katapultuar” në qendër të vëmendjes ndërsa investitorët presin që administrata e ardhshme e Trump do të sjellë një mjedis rregullator më miqësor.

Ndryshe, Bitcoin është rritur 192% për këtë vit.

Advertisement
Exit mobile version