Site icon Tetova Expres

Policia ka bastisur shtëpinë e Artan Grubit

Mëngjesin e sotëm, policia ka kontrolluar disa banesa private, për dyshime për krim të organizuar në Lotarinë Shtetërore, mësohet NetPress nga burime në hetim.

Informacionet tona thonë se forcat e policisë kanë bastisur shtëpinë e Artan Grubit, por ai nuk është gjetur aty.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe kur policia ka bastisur shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Prparim Bajrami. Dhe ai nuk ishte në shtëpi. Autoritetet hetimore maqedonase dyshojnë se ai ka ikur në Kosovë disa muaj më parë. Nga njerëzit e afërt të Bajramit ka pasur një premtim se ai do të kthehet, por organet e rendit në Maqedoni me siguri do të lëshojnë urdhër për të dhe për Artan Grubin.

Sipas Netpress, në kontrollin e shtëpisë së Bajramit, policia gjeti dhe sekuestroi rreth 50 mijë franga zvicerane para të gatshme.(INA)

Exit mobile version