Site icon Tetova Expres

Janevska: Me ndihmën evropiane avancojmë arsimimin e infermierëve dhe akushereve investojmë për t’i mbajtur në shtëpi

Projekti për avancimin e arsimimit të infermierëve dhe akushereve  dhe vendosjen e sistemit për njohjen e kualifikimeve profesionale do t’u mundësojë nxënësve dhe studentëve arsim cilësor sipas standardeve evropiane, theksoiministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në ngjarjen që shënoi fillimin e projektit,i cili financohet nga BE-ja dhe realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovenisë, asistencës teknike të Zyrës së OBSH-së në Shkup dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë.

Profesioni shëndetësor realizohet  në 20 shkolla të mesme në të gjithë vendin, ndërsa mbi 4700 nxënës nga viti i parë deri në vitin e katërt, shkollohen për infermierë.Në drejtimin arsimor infermieri për gjinekologji-akusheri, nga viti i parë deri në të katërtin janë gjithsej 406 nxënës. Disa prej tyre vazhdojnë programet e studimit nga cikli i parë, i dytë dhe i tretë i studimeve.

“Projekti do të sigurojë avancimin e mëtejshëm të kuadrit për infermieri dhe akusheri, ndërsa  ne si Qeveri dhe Ministri përkatëse synojmë  që të krijojmë kushte për mbështetjen e tyre.Vendi ynë duhet të vlerësojë në mënyrë përkatëse kontributin e tyre, përmes pagave konkurruese dhe mundësive për rritje e avancimit  profesional, në mënyrë që t’i mbajmë mes nesh theksoi Janevska. Si mjek mund të them me bindje se ata  janë shtyllë e sistemit shëndetësor, pa të cilin nuk është e mundur kujdesi shëndetësor”, u shpreh Janevska.

Aspekt i rëndësishëm i Projektit është vendosja e sistemit të njohjes së kualifikimeve profesionale, i cili do të mundësojë njohjen e diplomave të fituara.

Exit mobile version