Djali i një ish-përfaqësuesi të lartë të BDI-së në MPB dhe institucione të tjera ka njoftuar nga Turqia bandat kriminale për aksionin që MPB-ja e kishte planifikuar të nisë të martën. Për shkak të kësaj, aksioni policor kundër grupeve mafioze ka nisur të dielën pasdite në orët e vona, shkruan portali Plusinfo.
Siç mësohet policia ka arritur të arrestojë anëtarë të grupeve mafioze në Duqanxhik dhe në Haraçinë.
Plusinfo poashtu ka mësuar se aktualisht 7 persona janë në arrest. Janë gjetur sasi parash dhe armësh, por po kërkohet një arsenali i armëve të fshehura. Me këtë aksion po ndriçohen disa vrasje të njohura mes grupeve mafioze.(INA)