Site icon Tetova Expres

BDI, VMRO-së: Ndaloni “helmimin” e opinionit me propagandë anti-shqiptare

BDI i bënë thirrje VMRO-DPMNE-së të ndalojë “helmimin” e opinionit me propagandë anti-shqiptare dhe përhapja e urrejtjes përmes mediave

“Edhe një herë i bëjmë thirrje VMRO-DPMNE së të ndalojë instrumentalizimin e institucioneve të shtetit dhe keqpërdorimim e faktit që shqiptarët sot nuk kanë përfaqësues të mirëfilltë në qeveri, por vetëm disa politikanë të korruptuar që ju i keni zgjedhur për të luajtur rolin e “përfaqësuesve” të shqiptarëve.

Përdorimi i kësaj histerie nacionaliste për të luajtur atë që ju e quani në takimet tua koha për ” vtoro poluvreme” kundër shqiptarëve është tepër e rrezikshme.

Helmimi i hapësirës publike me propagandë anti-shqiptare dhe përhapja e urrejtjes përmes mediave tuaja po dëmton në mënyrë të pariparueshme bashkëjetesën.

Shfrytëzimi i ndjenjave të atyre që nuk janë të gatshëm për bashkëjetesë dhe që çdo ditë bërtasin nëpër media “Kush do shqip, le të shkojë në Shqipëri” është avanturë e rrezikshme.

Advertisement

Kjo qasje së pari do të ju dëmtojë ju që mendoni se mund të ushqeni egon tuaj dhe fitoni vota përmes “hakmarrjes së pjesës së dytë” kundër shqiptarëve”, thonë nga BDI.

Kontrolloni ministrat dhe përfaqësuesit tuaj, sepse, siç thonë nga BDI, “vtoro poluvreme” mund të përfundojë me një autogol të rëndë, jo vetëm për ju, por për të gjithë ne dhe shoqërinë tonë.

Exit mobile version