Site icon Tetova Expres

Rekordmeni i Guinnes-it: Falë Adnan Azizit unë qëndrova në Tetovë, më tha njërëzit si ti i duhen vendit

Rekordmeni i Guinnes-it në disiplinën e CrossFit-it, Mensur Hyseni ka qenë i ftuar në emisionin “Libero” në Kosovë për të rrëfyer arritjet e tij.

Me prejardhje nga Presheva por i zhvendosur në Tetovë me familjen, Hyseni ka rrëfyer për vështirësitë që i ka pasur gjatë rrugëtimit të tij ndërsa ka përmendur një personalitet që ishte bërë shkak që ai të ishte edhe në majat e suksesit por edhe pranë familjes.

“Është një person, një burr i cili e ka ndërpre rrugëtimin tim për Gjermani sepse rrugëtimi im ishte të shkoj në Gjermani dhe të punësohem, u punësova në Gjermani si mësues sporti dhe qëllimi im ishte të vendosi familjen në Tetovë dhe kontakti i parë pa njohur ka qenë me zotriun Adnan Azizi. Është deputet aktualisht në Maqedoninë e Veriut, pa e njohur ia kam shprehur hallin dhe dertin, unë jam ky person a mund ti të bësh diçka për familjen time. E ka pa CV time shkurt se kush jam dhe çka jam dhe më ka thënë që njerëzit sikur ti nuk guxon të na ikin nga vendi”, ka rrëfyer në emision Hyseni.

Exit mobile version