Me ndeshjet e xhiros së 13-të, nesër përfundon pjesa vjeshtore e kampionatit në Ligën e parë të Volejbollit, ku përfundimisht do të mësohen ekipet që do të garojnë në play off dhe ato në play out
Të shtunën përfundon pjesa vjeshtore e kampionatit në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve . Derbi e kësaj jave zhvillohet në sallën e gjimnazit të Tetovës mes Shkëndijës vendase dhe ekipit UGD Shtipi. Skuadra mysafire në këtë përballje konsiderohet favorite por lojtarët e trajnerit Durim Luma nuk do të dorëzohen pasi do të kenë edhe përkrahjen e tifozëve
‘’Pa marrë para sysh rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje ne si klub i volejbollit Shkëndija ia arritëm qëllimit dhe objektivin e vënë në fillim të sezonit meqë hymë në play off-in përfundimtar dhe pozicionohemi në pozitën e katërt. Ky pozicion do të mbetet deri në fund të stinorit vjeshtor. Sa i përket ndeshjes me Shtipin do të jetë një derbi që luan i dyti me të katërtin, ne jemi vendas do të bëjmë çmos që këtë ndeshje ta kalojmë në favoritë tonë, por edhe pse Shtipi ka një ekip cilësorë dhe mund të them më kualitativ se ne, mirëpo volejbolli është i tillë po që se angazhohemi çdo gjë mund të ndodhë‘’deklaroi trajneri i KV Shkëndija Durim Luma
Klubi i volejbollit Universiteti i Tetovës ka siguruar play off-in dhe kundër Vardarit do të luan për të dëshmuar se pjesa e epërme e tabelës nuk është rastësi. Kapiteni Hamza Veseli tha se me pozitën e pestë ne renditjen tabelore neve i kemi arritur pretendimet që kishim para fillimit të kampionatit
‘’Meqenëse është ndeshja e fundit, është një ndeshje që nuk ka presion ndaj nesh, mirëpo por siç thash vardari është një ekip aty diku nga mesi i tabelës, ne mendojmë një fitore të lehtë dhe të pozicionohemi në pozitën e pestë në tabelë, aty ku ishim edhe parashikimet tona‘’, deklaroi kapiteniiI KV Universitei i Tetovës Hamza veseli
Liria e Zherovjanit e cila në pjesën pranverore të kampionatit do të jetë në grupin e ekipeve që do të luajnë për të siguruar ekzistencën në Ligën e parë, nesër përballet me Janta Volejn ku pritet të arkëtojnë tri pikë. Në xhiron e 12-të takohen: Liria – Janta Volejn, Universiteti Tetovës – Vardari, Shkëndija – UGD Shtipi, Susheva – Vesna Probishtipi, Rabotniçki – Strumica dhe Makedoinia Xhio – Boreci Shaban Sinani/ TV Koha