SDS me partnerin e saj të koalicionit BDI e përvetësuan gjyqësorin sikur të ishte e tyre, thuhet në një komunikatë të VMRO-DPMNE-së.
“LSD-ja dhe BDI-ja zgjodhën gjyqtarët, të cilët shkonin e dilnin në gjyqësor dhe nuk dhanë drejtësi.
Vetëm në drejtësinë e koalicionit kriminal të LSD-së dhe BDI-së nuk ka drejtësi për Durmo Tours, për spitalin modular, për onkologjinë.
LSD dhe BDI duhet të pranojnë se duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre dhe të pranojnë që populli më nuk i do, pra rejtingu i tyre është i barabartë me një gabim statistikor”, thonë nga VMRO-DPMNE.