Site icon Tetova Expres

Policia me urdhër të Prokurorisë hyri në Këshillin Gjyqësor, sigurohen procesverbalet

Policia me urdhër të Prokurorisë mbrëmë hyri në Këshillin Gjyqësor për të siguruar dy procesverbale, për të kontrolluar elementë të mundshëm për vepër penale. Prokuroria tha se të dhënat kanë të bëjnë me mandatin e Damevës, por jo me Listën e Zezë amerikane. Sot nuk ka asnjë informacion nëse procesverbali është siguruar dhe çfarë do të hetohet konkretisht, ndërsa Prokuroria për Alsat vetëm ka bërë të ditur shkurt se ka qenë MPB ajo që ka kërkuar që t’u jepet urdhër për hyrje në Këshillin Gjyqësor dhe se për procesverbalet do të duhet të bëhet edhe ekspertizë nga shërbimet në Ministri. Vesna Dameva ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetares së Këshillit dhe mandati i saj është ndërprerë dy herë vitin e kaluar. Me vendim të Gjykatës Administrative, Dameva u rikthye në Këshill në janar të këtij viti, në fund të muajit të kaluar vendosi të tërhiqet, për shkak, siç theksoi presioneve politike ndaj saj dhe punës së Këshillit. /Alsat.mk

Exit mobile version