Në ZZHTI Kërçovë sot filloi ndërtimi i fabrikës për bateri elektronike për automobila i kompanisë belge „Avesta Battery and Energy Engineering“ ku në fazën e parë do të investohen 10 milionë euro dhe do të hapen 120 deri 200 punësime.
Aleksandar Gollaboski, drejtor ekzekutiv i Avesta Shkup, paralajmëroi eksport prej 50 milionë euro në vitin e parë të investimit i cili thotë se do të arrijë 40 milionë euro, ndërsa numri i të punësuarve 600.
“Shpresojmë se objekti do të jetë gati vitin e ardhshëm. Eksporti në vitin e parë sipas planit të biznesit do të jetë rreth 50 milionë euro, ndërsa në kulmin e punës së fabrikës për shtatë – tetë vjet presim që të rritet dhjetëfish”, deklaroi Gollaboski.
Kryeministri Hristian Mickoski theksoi se fillimi i investimit është dëshmi se me punë të përbashkët mund të bëhet shumë.
“Sot këtu fillon një investim i bukur për këtë pjesë të Maqedonisë, në Kërçovë. Siç tha drejtori ekzekutiv, presim që numri maksimal i punonjësve në një moment të jetë 600, pse jo më shumë. Eksporti të jetë deri në gjysmë miliardë euro, presim që ajo të rritet në gjashtë deri në shtatë vjet. Këto janë vetëm dëshmi se mund të bëhet shumë bashkë, së bashku me drejtorin e ZZHTI-së Goce dhe investitori bënë shumë që ky projekt më në fund të jetësohet, kaloi edhe në mbledhjen e Qeverisë. E gjithë kjo duhet të punohet së bashku për të arritur gjendjen në të cilën jemi sot. Unë jam i bindur që investitori nuk do të ndalet këtu, se pas këtij investimi do të pasojë një tjetër, vazhdim i ciklit të investimit”, deklaroi Mickoski.
Paralajmëroi se do të shpallen edhe investime të tjera në periudhën në vijim dhe i përsëriti pritjet për miliarda euro investime deri në fund të vitit.
“Me këtë do të jemi më të mirët për kokë banori në Ballkan dhe po kthehemi sërish, por sigurisht në hartën e investitorëve, edhe pse do të thosha se ishim të harruar prej shtatë vitesh”, tha Mickoski.