Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nëse në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë të vitit 2025, qeveria aktuale mposhtet nga partitë opozitare, atëherë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Në të kundërtën, Mickoski thotë se partitë opozitare duhet të reformohen dhe të garojnë në zgjedhje të rregullta parlamentare me kuadro të reja.
Mickoski tha sot se strategjia e BDI-së dhe Ali Ahmetit është që të kthehen në një temë që në përgjithësi do të ketë për qëllim polarizimin e popullatës, mundësisht etnikisht. Kryeministri thotë se nuk do ta lejojnë këtë si Qeveri.
“Po punohet në shumë raste që kanë të bëjnë me ish-zyrtarë të lartë të BDI-së dhe opinioni shumë shpejt do ta shohë se cili është motivi i vërtetë i BDI-së dhe shqetësimi i tyre”, theksoi kryeministri gjatë vizitës në ZZHTI Kërçovë.