Site icon Tetova Expres

Kasami takoi ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas

Sot, në ambientet e Komunës së Tetovës, kryetari Bilall Kasami mirëpriti Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas, në kuadër të vizitave të tij në komunat e Maqedonisë së Veriut. Ky takim është pjesë e një serie angazhimesh që synojnë të afrojnë qytetarët dhe institucionet lokale me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Bashkimi Evropian ka dëshmuar gjithmonë angazhimin e tij për zhvillimin e komunave tona përmes nismave konkrete që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimin e standardeve demokratike.

Kryetari i Komunës së Tetovës shprehu përkushtimin e tij për kontributin aktiv të BE në këtë proces, duke sjellë ide dhe iniciativa që kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe pozitiv në jetën e përditshme të qytetarëve të Tetovës.

Komuna e Tetovës falënderon Ambasadorin Rokas për vizitën dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme në ndërtimin e urave të bashkëpunimit midis Bashkimit Evropian dhe bashkësive lokale. Me këtë frymë bashkëpunimi dhe vizioni të përbashkët, Tetova po ecën drejt një të ardhmeje më të ndritur si pjesë e familjes evropiane.

Exit mobile version