Site icon Tetova Expres

Intonimi i himnit në shkolla, Elezi: Propozim ligji do të plotësohet dhe ndryshohet përmes amendamenteve

Përfaqësuesi i koalicionit VLEN, Amir Elezi në intervistën e Alsat tha se propozim ligji për arsimin e mesëm ku parashikohet intonimi i himnit shtetëror në shkollat e mesme do të plotësohet dhe ndryshohet përmes amendamenteve. I pyetur përse është lejuar që të propozohet një ligj që më pas të bllokohet me amendamente apo përse zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu, që figuron si përfaqësues në këtë ligj nuk është distancuar nga një propozim i tillë, Elezi këmbëngul se këtij ligji nuk i dihet fati.

“Më duhet të konstatojmë dhe të flasim drejtë dhe ta lexojmë drejt këtë që po ndodh sot. Atë që e thatë edhe ju, sot bëhet një propozim ligj që ka kaluar vetëm në leximin e parë, qe nuk domethënë se do të kalojë edhe do të votohet në Kuvend, shkaku se e dimë se duhet të kalojë edhe në leximin e dytë…
Çfarë nënkuptoni me këtë, ju po paralajmëroni bllokim, apo çka ?
Ka shumë hapësira dhe po bëhet debat në këtë kohë, dhe nuk duhet ta marrim të mirëqenë faktin se një lloj propozim ligji do të kalojë dhe do të jetë edhe efektiv. Është në pjesë të debatit mban hapësirë për intervenime dhe interpretime të ndryshme. Zv ministri jonë në këtë rast ka bërë vërejtjet e tij, njëkohësisht edhe deputetët e Vlenit po e debatojnë dhe po përgatiten përmes amendamentet të bëjnë plotësimin e këtij ligji”, deklaroi Amir Elezi, Alternativa VLEN. /Alsat.mk

Exit mobile version