Atmosfere Me një ceremoni solemne sot filloi zyrtarisht sezoni i skijimit në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit”.Koha e mirë dhe sasia e mjaftueshme e borës, kanë bërë që hapja solemne e sezonit të skijimit të tërheq shumë vizitorë gjatë ditës së sotme. Tradicionalisht, dita e parë e skijimit është ditë promovuese dhe ski-biletat janë falas për të gjithë vizitorët.Autoritetet e Kodrës së Diellit kanë bërë të ditur se gjatë periudhës së kaluar janë bërë një sërë përgatitje që ky fillim i sezonit të fillojë pa probleme dhe skijatorëve t`ju mundësohet sa më shumë kushte të favorshme dhe shtigje të sigurta.Poashtu është vënë në funksion edhe hotel Sllavija, njoftuan nga Kodra e Diellit.Deklarata Abdulgani AlijiNga ana tjetër sot komuna e Tetovës i njofton të gjithë qytetarët dhe turistët të cilët dëshirojnë të vizitojnë Kodrën e Diellit, se nga kjo fundjavë do të fillojë me funksionimin linja e rregullt për transport publik në drejtimin “Tetovë – Kodra e Diellit”.Kjo linjë do të jetë funksionale çdo të shtunë dhe të dielë. Kjo linjë dukshëm do të ndikojë jo vetëm në rritjen e numrit të turistëve, por edhe në lehtësimin e komunikacionit në këtë kas rrugor. Transporti i udhëtarëve do të bëhet me autobusët e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” – Tetovë duke u lehtësuar udhëtimin qytetarëve drejt kësaj qendre turistike. Nga Tetova drejt Kodrës së Diellit autobusët do të nisen në ora 08:00, 10:00, 12:00 dhe 15:30, ndërsa kthehet në qytet një orë më vonë nga këto termine.Eventualish nëse do të ketë kaos në trafik autobusët do të ndalen tek vendi i quajtur “Guri i Sidollit”, prej ku drejtoria e Qendrës Turistike Dimërore “Kodra e Diellit” do të bëjë transportin me furgonë deri tek destinacioni final.TV KOHA